Aksidentohen katër vetura në hyrje të Prishtinës

Kronika April 23, 2018 - 16:58
Lexo detajet

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën se sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të kryqytetit, saktësisht në teposhtëzen nga Veterrniku për në Prishtinë.

Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci ka treguar për “Indeksonline” se në këtë aksident janë të përfshira katër vetura.

Sipas tij, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërsa fatmirësisht nuk ka persona  të lënduar.

“Pas daljes së Policisë në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë Borovci.

Image