43 vjeçari në Gjakovë dyshohet se kreu vetëvrasje me kabllo të rrymës

Kronika April 23, 2018 - 16:54
LAJMI I FUNDIT

Kishte dy ditë që familja e F.Syla nga Gjakova nuk kishte dëgjuar asnjë lajm nga familjari i tyre. Por vetëm dy ditë pas, ai u gjet i vdekur në katin e shtëpisë së tij ku jetonte. Ai dyshohet se u vetëvra në një kabllo elektrike.

F.Syla, 41, vjeç u raportua si person I zhdukur nga vëllai i tij. Dy ditë më vonë ai u gjet nga ana e organeve të hetuesisë së shtetit pa shenja jetë në shtëpinë ku jetonte tash e disa vite. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rreth rastit, për Gazetën Express, kanë folur edhe zyrtarë të policisë për rajonin e Gjakovës. Zëdhënësja, Lirije Podrimja ka thënë se rasti po cilësohet si vetëvrasje.

“Me datë 23.04.2018 në ora 10:38 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë për një person për të cilin dyshohej se ishte pa shenja jete në banesën e tij në rrugën ,, Tirana” në Gjakovë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës F.S i moshës 41 vjeqar. Nga hetimet e para dyshohet se i njëjti ishte vetvarur”, thuhet në përgjigjen e policisë nga Gjakova.

Rasti po hetohet nga Sektori i hetimeve drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë./EXPRESS/