Përmes aktiviteteve përkujtohen viktimat e aksidenteve në Kosovë

Kronika April 23, 2018 - 13:13
Foto dhe Video

Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact  gjatë ditës së sotme ka shënuar ditën e përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor. Kjo organizatë me moton  “Ti kujtojmë ata që shkuan, për t’i ruajtur këta që janë”,  ka realizuar tre performanca artistike dhe sensibilizuese, në tri rrugë të kryeqytetit: “Garibaldi”, “Agim Ramadani” dhe “Luan Haradinaj”, raporton “Zëri.info”

Pas përfundimit të këtyre performancave, organizatori i tyre Naim Berisha, ka folur në lidhje me temën e kësaj ngjarje. Sipas tij këto aktivitete për qëllim kanë pasur vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, e në veçanti për shoferët.

“Kjo performancë ishte e vendosur në mes të rrugës për të dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë mesazhin dhe impaktin tek pjesëmarrësit në komunikacion e veçmas tek shoferët. Mesazhi ka qenë çdo ditë ne në rrugë po i vrasim ardhmërinë tonë respektivisht muzikantët e ardhshëm, po i vrasim futbollistët e ardhshëm, po i vrasim aktorët po e vrasim të ardhmen tonë”, ka thënë Berisha.

 

Ai ka treguar edhe rreth nevojës së shtimit edhe të një date tjetër për të i përkujtuar viktimat nga aksidentet e trafikut., raporton tutje “Zëri.info”.

“Dita vendore e përkujtimit të viktimave të komunikacionit rrugor ka filluar të shënohet që nga 23 prilli i vitit 2011. Kemi Vendosur ta bëjmë një ditë tonën pra një datë vendore, përpos ditës botërore, për shkak të numrit të madh të aksidenteve që kemi në Kosovë e veçmas të atyre që përfundojnë me fatalitet”, ka shtuar ai.

Prezent në konferencë ishte edhe Drejtori i urgjencës në Prishtinë, Bujar Gashi. Ai ka deklaruar se numri i aksidenteve është çdo ditë e më i madh.

“Numri i aksidenteve dhe i tragjedive të cilat ndodhin në trafik e ka një kontiunitet të vazhdueshëm sidomos gjatë kohës së dimrit, ku edhe numri i aksidenteve është më i madhë për shkak të kushteve atmosferike, mirëpo aksidentet i kemi evidente po thuajse çdo herë në numër. Çdo vit numri i aksidenteve është më i madh”, ka thënë Gashi. /ZËRI

 

Image

Image

 

 

Image

Image