Policia jep detaje: Aktivistja e VV-së qëndroi në koma për më shumë se një muaj

Kronika April 22, 2018 - 13:51
Detajet

Nita Rexha, aktiviste e Vetëvendosjes nga Gjakova ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e një aksidenti.

LEXO EDHE: Deputetja e VV-së për aktivisten e vdekur: Na trishtove me largimin tënd

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se aksidenti kishte ndodhur më 14 mars në Landovicë.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Hazir Berisha ka thënë për lajmi.net se e e ndjera kishte qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres.

“Po diku më 14 mars ka ndodhur një aksident në Landovicë. E ndjera ka qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres, kurse bëhej fjalë për një vetë-aksident. Sot më informuan se vajza mbrëmë ka ndëruarr jetë”, ka thënë Berisha.