Në moshën 24-vjeçare, vdes aktivistja e ‘Vetëvendosjes’

Kronika April 22, 2018 - 13:07
Lexoni më shumë detaje

Ka ndërruar jetë aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjakova, raporton “Zeri.info”.

Bëhet fjalë për aktivisten 24-vjeçare, Nita Rexha.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”, aktivistja tjetër e këtij qyteti, Mimoza Shala, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Sipas saj, Nita Rexha ka vdekur pas një aksidenti të rëndë.

“Pas një aksidenti të rëndë, vdiq Nita Rexha në moshën 24 vjeçare. Nita ishte edhe aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Varrimi bëhet sot në ora 17:00”, ka shkruar shkurt Shala në ‘Facebook’.

Nuk dihet ende se kur ka ndodhur ky aksident.

Image