Tentojnë të vjedhin një depo arrestohen katër të dyshuarit

Kronika April 22, 2018 - 12:06
E Fundit

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar katër persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje në tentativë, transmeton “Zëri.info”

LEXO EDHE: Një femër rrah një mashkull në Prishtinë

Sipas policisë në rast kanë qenë të përfshirë pesë persona ku njëri prej tyre ka arritur të arratiset ndërsa katër të tjerët janë arrestuar. Të dyshuarit kanë tentuar të vjedhin në një depo, thuhet tutje në raport.

Me këtë rast të dyshuarve u janë sekuestruar disa mjete të ndryshme me të cilat kanë tentuar ta kryejnë veprën si dhe pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet tutje në komunikatë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Strazhë, Novo Bërdë 21.04.2018-01:50. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se të njëjtit në një depo, kanë tentuar të kryejnë veprën penale vjedhje ndërsa gjatë kontrollit  në veturën me të cilën udhëtonin,  janë gjetur dhe sekuestruar : një pistoletë , një thikë, një fishekë, dy  kaçavida dhe një palë dorëza. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë  dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset./ZERI