Një person nga Prishtina vdes në autobus

Kronika April 21, 2018 - 17:51
Lexo detajet

Një 56-vjeçare i cili ishte nisur për në Sarandë, gjeti vdekjen në autobusin në të cilin po udhëtonte.

Ngjarja u shënua paraditen e kësaj të premteje në Fan të Mirditës, ku viktima është 56-vjeçari N. F., nga Prishtina.

Duke udhëtuar me autobusin e linjës nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një infarkti kardiak.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për vdekje natyrale.