Plagoset një person në Deçan

Kronika April 20, 2018 - 15:44
Lexo detajet

Policia e Kosovës njofton se është plagosur një person sot në fshatin Lëbushë-Deçan si pasojë e një gjuajtje me armë zjarri, transmeton "Zëri.info". 

Policia ka bërë të ditur, se ka dal në vendin e ngjarjes ku me të arritur është hasur i dyshuari U. L. 1965, i cili është arrestuar si dhe është bërë konfiskimi i një arme të zjarrit M-57 kalibër 7.62 mm, me një karikator me 6 copë fishekë të kalibrit të njëjtë.

LEXO EDHE: Policia e Kosovës arrestohen 10 persona për cenim të drejtave autoriale dhe tregti

Policia njofton se viktima, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar në QKMF Deçan, e më pas në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë dhe sipas vlerësimit të ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit policorë rajonalë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.