U arratis drejt Kosovës, vrasësi i Marjo Majollarit habit me sjelljen në polici

Kronika April 20, 2018 - 13:44

 arrestuari për vrasjen e Marjo Majollarit, Kastriot Gjuzi, pas arrestimit në Kosovë, është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor në Tiranë, por nuk ka pranuar të flasë dhe as nuk ka kërkuar një avokat.

Ndërkohë mësohet se policia ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Gjuzin që të arratiset, raporton tv klan.

Sipas policisë arrestim i Gjuzit, u bë pasi shkëmbim i informacionit mes policisë së Kosovës dhe Shqipërisë u bë në kohë reale.

"Shtetasi i mësipërm me qëllim shmangien e hetimeve ndaj tij kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil në “Republikën e Kosovës", ku dhe u kap nga Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në DVP Tiranë në bashkepunim me Prokurorinë u bë ndalimi i shtetasit të lartpërmendur", -shkruan ndër të tjera policia në njoftimin e saj. /albeu.com/