Inkasohen 3.7 milionë euro nga lojërat e fatit

Kronika April 20, 2018 - 12:27
Lexo detajet

Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se që nga fillimi i këtij viti, kanë rritur kontrollet duke rritur numrin e zbulimeve të aktiviteteve ilegale për 47% më shumë se vitin e kaluar, transmeton “Zëri.info”.

“Si rrjedhojë e kontrolleve të shtuara dhe rritjen e zbulimeve, kundërvajtje doganore tek lojërat e fatit deri tani kanë arritur ne 75 raste, apo 47% me shumë se tremujori i 2017 kurse kemi pasur edhe një mori aparate të konfiskuara, respektivisht 129 copë, apo 69% me shume se në 2017. Gjithashtu janë konfiskuar edhe pajisje të tjera si shtëpiza, printer, TV apo 132 copë, pra 59% me shumë se 2017”, thuhet në njoftimin e Doagnës.

Po ashtu bëhet e ditur se kjo rritje e aksioneve ka rritur edhe vlerën e mallrave të  konfiskuara në 154,700.35 euro.

“Rritja e aksioneve ka rritur edhe vlerën e mallrave të  konfiskuara në 154,700.35 € si dhe të aktvendimet me  gjobë për kompanitë që operojnë me baste pa licencë në 39 raste ku vlera e gjobave te shqiptuara ka arritur në  65,552.00 €”,

Doagana thotë se ulja e aktiviteteve ilegale ka ndikuar që bizneset legjitime të kësaj fushe të rrisin pagesat e taksave për 49% pra kemi të  inkasuar 3,7 milion euro nga ky sektor. /Zëri/