Rrahu nënën dhe motrën, arrestohet një person në Vushtrri

Kronika April 20, 2018 - 11:03
Lexo detajet

Një rast i dhunës familjare është raportuar mbrëmë në Vushtrri. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij viktimat femra shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se viktimat ka pranuar tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës familjare është regjistruar mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.