Rrahje në Drenas, dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika April 19, 2018 - 11:39
Lexo detajet

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe dy të tjerë janë arrestuar, pas një përleshje fizike që ka ndodhur në fshatin Krajkovë të Drenasit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht duke iu shkaktuar lëndime trupore dy viktimave meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.