Në Prishtinë e Podujevë gjendet sasi e substancave narkotike

Kronika April 19, 2018 - 10:52
Policia me aksion në Prishtinë e Podujevë

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe në Podujevë ka realizuar një aksion për kapjen e të dyshuarve për posedim të substancave narkotike, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për medie, Policia ka bërë të ditur se në fshatin Makoc të Prishtinës dhe në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë kanë realizuar një aksion me ç’rast kanë sekuestruar sasi të narkotikëve, përkatësisht të marihuanës.

Sipas Policisë në këtë aksion janë arrestuar tre persona, dy meshkuj dhe një femër, raporton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fshati Makovc, Prishtinë

Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K-shqiptare, pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 25 gramë dhe një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë prej 1 gram. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen nga stacioni policor. 

Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, gjatë legjitimimit dhe kontrollit i  janë gjetur  dhe konfiskuar  nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, peshë prej 10.5 gr, një komplet letra- rizlla.

Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja-kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit  me ç’rast është gjetur  një qese  e vogël e mbushur me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, në peshë  0.9 gr , 11 qese  të najlonit të zbrazura si dhe një komplet letra –“rizla”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën  e  mbajtjes.