B.S nga Ferizaj dënohet me 7 vjet burgim për keqpërdorim seksual të së miturës

Kronika April 18, 2018 - 16:47
Ai akuzohet për veprën penale keqpërdorimi seksual i personave të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, sot 18 prill 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, nga neni 235, paragrafi 2, nënparagrafi 2.3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së

LEXO EDHE: Sheremet Jashari po gjykohet edhe për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga - Lubishtani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor fillestar, administrimit të të gjitha provave, pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit B.S., për veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235, paragrafi 2, nënparagrafi 2.3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7)  vjet.

LEXO EDHE: Emrat e të akuzuarve për shitje të statutit të veteranit, mes tyre një kushëri i Kadri Veselit

I pandehuri akuzohet se në muajin janar 2018, në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën fëmijë të moshës trembëdhjetë (13) vjeçare.
 
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.