Truprojat e Sheshelit sulmojnë politikanin që përkrah pavarësinë e Kosovës

Kronika April 18, 2018 - 14:18
Lajmet

Nenad Çanak, lider i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, ka deklaruar se radikali serb, Vojislav Sheshel, e ka fyer në mënyrën më të rëndë të mundshme, ndërsa truprojat e tij e kanë sulmuar fizikisht, raportojnë mediet serbe, transmeton portlai “Zëri.info”.

Ngjarja ka ndodhur në televizionin serb “Happy”, ku të dy kanë marrë pjesë njëri pas tjetrit në programin e mëngjesit.

Për këtë televizion ditë më parë ka dhënë intervistë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“ I dënuari për krime të luftës ka filluar t’i frikësoj njerëzit, përderisa meje më ka sulmuar fizikisht”, ka thënë Çanak.
Përndryshe, Çanak vitin e kaluar gjatë garës për president të Serbisë kishte deklaruar se Serbia duhet ta pranoj pavarësinë e Kosovës, deklaratë kjo që kishte bërë bujë të madhe në Serbi. /Zëri/