Aksident trafiku në Badovc

Kronika April 17, 2018 - 19:56
Lexo detajet

Rruga që çon nga Prishtina në Gjilan dhe kalon afër liqenit të Badovcit është kthyer sot në rrugë të aksidenteve.

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në rrugën magjistrale Prishtinë- Gjilan, më saktësisht afër Liqenit të Badovcit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas fotografive shihet një veturë “Golf” i dëmtuar në këtë aksident.

Ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky aksident. Policia është parë në vendin e ngjarjes. Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari.

Pikërisht sot ndodhi edhe një aksident trafiku në të njëjtën rrugë.

Image 
Image