Kronika

Ja me sa vjet burgim mund të dënohet Haki Rugova!

Ja me sa vjet burgim mund të dënohet Haki Rugova!
16 prill 2018 • 18 : 15

Sipas kualifikimit juridik që i ka bërë prokuroria veprimeve të kryetarit Rugova, i njëjti nëse gjendet fajtor, mund të dënohet prej një deri në pesë vjet burgim.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, të cilin e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit, duke i dhënë tender vëllait të tij, Gani Rugovës, në vlerë rreth 300 mijë euro.

LEXO EDHE: Ngritët aktakuzë ndaj këtij kryetari të komunës

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se Haki Rugova, duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.

Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289.119.85 euro.

Organi i akuzës pretendon se me anë të këtyre veprimeve, i akuzuari Rugova, i ka mundësuar vëllait të tij, Gani Rugovës, interes financiar, andaj e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit.

Sipas kualifikimit juridik që i ka bërë prokuroria veprimeve të kryetarit Rugova, i njëjti nëse gjendet fajtor, mund të dënohet prej një deri në pesë vjet burgim. /Betimipërdrejtësi.com

© zëri.info