Kronika

Gjykata merr vendimin përfundimtar për vrasësit e Aulon Zekës

Gjykata merr vendimin përfundimtar për vrasësit e Aulon Zekës
16 prill 2018 • 10 : 06 Foto: Driton Bublaku

Ja me sa vite burgim janë dënuar të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur ka dënuar tre të miturit, të cilët akuzohen se kanë kryer vrasjen e të miturit Aulon Zeka me 15 vjet burg, raporton “Zeri.info”.

I akuzuari i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim, e akuzuara e dytë R.G është dënuar me tre vjet burgim si dhe i akuzuari i tretë i cili akuzohet se k fshehur armën është akuzuar me 1vit e 6 muaj burgim.

Mbrojtësi i familjes Zeka, avokati Skender Musa tha se mbrojtja është e kënaqur me vendimin e gjykatës.

Ai këtë vendim e quajti të drejtë, raporton "Zeri.info".

Ndërsa bëri të ditur që për të akuzuarën R. G e cila është dënuar me 3 vjet burgim do të bëj ankesë për ashpërsim të dënimit ndaj saj. /ZËRI/

Image

Image

Image

 

© zëri.info