Kronika

Kosovari kapet me municion luftarak në kufi me Shqipërinë, për ku ishte nisur me gjithë atë armatim

Kosovari kapet me municion luftarak në kufi me Shqipërinë, për ku ishte nisur me gjithë atë armatim
16 prill 2018 • 09 : 44

Për ku ishte nisur me gjithë atë armatim

Policia Kufitare e doganës së Morinit në Kukës ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit, ku në pranga ka rënë një 44-vjeçar nga Kosova.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar; -Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, transmeton “Shqip”.

Policia ka sekuestruar 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock” si dhe 25 fishekë luftarakë.

Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.K.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

LEXO EDHE: Sot vendoset për të akuzuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

 

© zëri.info