Një femër kafshohet nga qeni endacak në sheshin e Prishtinës

Kronika April 14, 2018 - 21:02
Lexo detajet

S.I qytetare nga Prishtina ka raportuar rastin e kafshimit nga qentë endacakë.

Ajo ka thënë se në mëngjesin e sotëm diku rreth orës 7:00, gjersa po shkonte në punë, në Sheshin “Zahir Pajaziti” është sulmuar nga një qen endacak, i cili më pas e ka kafshuar në këmbë duke i shkaktuar lëndime.

Për shkak të lëndimeve të pësuara nga kafshimi, ajo është dashur të marrë tretman mjekësor për ta qepur plagën e shkaktuar nga kafshimi i qenit, raporton kallxo.com.

Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.