Rrëfimi i familjarëve pas vrasjes aksidentale të 14 vjeçarit

Kronika April 14, 2018 - 20:40
Lexo detajet

Në Mushtisht të Suharekës, xhaxhai vret nipin 14 vjeçar duke festuar me armë

Të premten festoi ditëlindjen me shokët e tij. E kjo ishte ditëlindja e fundit që Edi ka festuar.

Mëngjesin e të shtunës, ai gabimisht u qellua për vdekje nga xhaxhai i tij, Naim Sopaj.

Në Mushtisht të Suharekës gjatë një fejese, Naimi për të ndjekur traditën shqiptare të gjuajtjes me armë, përdori një armë e cila i doli nga kontrolli.

Ai u vet plagos e pastaj qëlloi gabimisht edhe nipin e tij, 14 vjeçarin, Edi Sopaj.

E me lot në sy, rrëfeu për T7 ngjarjen tronditëse, Kushëriri i Edit, Agim Sopaj, i cili ishte pranë tij kur ndodhi ngjarja.

"I kom ni dy krisma edhe u afru djali e ma ka bo o axhi Agim, i kom thane valla axhi ska cka te bon ma..."

Siç e do tradita, miku duhet respektuar. Prandaj Sopaj thotë se ka pritur deri pas drekës për t'i dhënë fund festës për shkak të tragjedisë.

Nga familja Sopaj ka dalë edhe një mesazh sot drejtuar qytetarëve.  Ata bënë thirrje të mos festohet me armë, e të mos ketë raste tragjedie si në familjen e tyre.

Lajmin për T7 e konfirmoi edhe komandanti i stacionit të Policisë në Suharekë, Milazim Lumi.

Ai tha se i dyshuari tani po mbahet  në arrest për të vazhduar më tutje me procedura hetimore.

Raste të tilla, ndodhin anë e mban Kosovës, ku festa shpesh herë kthehet në tragjedi për shkak të shkrepjes me armë.