Ja në cilën ditë do të merret vendimi për vrasjen e Aulon Zekës

Kronika April 12, 2018 - 13:37
Ky është vendimi i Gjykatës

Gjykata Themelore e Prishtinës do të shpallë aktgjykimin e saj të hënën në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës, vrasje kjo që ndodhi në shtator të vitit të kaluar.

Avokati i familjes Zeka, Skender Musa, ka konfirmuar për Gazetën Express se shpallja e aktgjykimit do të bëhet të hënën në Gjykatën Themelore të Prishtinës në orën 09:30.

“Si avokat i palës së dëmtuar kam kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit, duke marrë parasysh se asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar veprën penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës mizore”, tha Musa.

LEXO EDHE: Babai i Aulon Zekës ka një paralajmërim për Gjykatën

Ai ka thënë është kërkuar që të merret parasysh pozita e Kodit Penal i cili parasheh se dënimi duhet të ketë edhe efekt parandalues për kryesit e mundshëm të veprave penale.

Të akuzuarit, në seancën e sotme, ku u tha fjala përfundimtare, u deklaruan tërësisht të pafajshëm.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator të 2017 në Prishtinë. Të akuzuarit për këtë vepër janë të miturit, Guxim Hadri, Riga G.

Të gjitha seancat e këtij gjykimi deri tani kanë qenë të mbyllura, derisa shpesh herë te Pallati i Drejtësisë ka pasur edhe protesta.