Vrasja e Aulon Zekës, sot jepet fjala përfundimtare

Kronika April 12, 2018 - 09:24
Lexo detajet

Sot është fjala përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Aulon Zekës.

Lajmim për kallxo.com e konfirmoi Skender Musa avokat i palës së dëmtuar.

“Sot është fjala përfundimtare e palëve, prokuroria e kanë përfunduar seancën e kaluar, ndërsa sot rendi është tek unë dhe tre avokatët e të miturve që po gjykohen në lidhje me këtë vrasje”, tha Musa.

Ndryshe, Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë. Dy persona të mitur po gjykohen për këtë vrasje, ndërsa një tjetër për moslajmërim të kësaj vepreje penale.
Seancat e këtij gjykimi janë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.