Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë (Video)

Kronika April 11, 2018 - 21:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Arllat të Drenasit.

Sipas një dëshmitari, një veturë ka shkelur një këmbësor tek vendi i njohur si “Ura e Arllatit” me ç’rast edhe e ka lënë të vdekur, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu sipas këtij dëshmitari, magjistralja Prishtinë-Pejë tani është e bllokuar dhe së në vendin e ngjarjes janë ambulanca dhe policia.

Kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët policor, nga të cilët, Indeksonline është duke tentuar të marr informacione më të hollësishme.