'Gylenistët' e ekstraduar nga Kosova dërgohen në gjykatë

Kronika April 11, 2018 - 12:57
Lexo detajet

Gjashtë “gylenistët” që u arrestuan dhe deportuan nga Kosova për në Turqi pas kërkesës së kësajt të fundit, sot janë dërguar në gjykatë.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë dorëzuar në Gjykatën e Stambollit në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll pasi kanë mbaruar procedurat e tyre në Departamentin e Antiterrorit pranë Policisë së Stambollit dhe u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe, gjashtë pjesëtarët e FETO-s u sollën në Turqi më 29 mars përmes një operacioni të MIT-it ndaj strukturës së organizatës në Kosovë në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Pas sjelljes në Turqi, gjashtë personat i ishin dorëzuar ekipeve të Departamentit të Antiterrorit në Stamboll.