Ky është polici që bëri vetëvrasje dje në Gjilan

Kronika April 10, 2018 - 21:29
Lexo detajet

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vetëvrarë mbrëmjen e së hënës në Gjilan. I ndjeri ishte pjesë e Policisë Kufitare.

Aktin dyshohet se e ka kryer me armën e tij zyrtare në hapësirat e një kafeneje në këtë qytet. Prokuroria është duke e hetuar rastin.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Bekim Ismajli nga Gjilani, i ka dhënë fund jetës së tij të hënën rreth orës 18:00.

Ngjarja ka ndodhur në një kafene në lagjen “Dheu i Bardhë”, të këtij qyteti.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë i të ndjerit është marrë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Image