Detaje të reja të ngjarjes tragjike në Suharekë

Kronika April 10, 2018 - 17:47
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

B.Muharremaj 17 vjeç nga fshati Gjinovc i Suharekës ka humbur jetën pas plagëve të marra me mjet të mprehtë-thikë.

Ky i ri nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve që i mori pas një rrahje ndërmjet disa të rinjve. Zënka ndodhi gjatë mesditës në Stacionin e Autobusëve në Suharekë.

Gazeta Express mëson se B.Muharremaj është i afërm me kryatarin e Suharekës, Bali Muharremin.

Po ashtu viktima ishte djali i vetëm në familje.

LEXO EDHE: Vritet një i ri në Suharekë

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar dy të miturit nga fshati Gjinoc, njëri nga ta ndërroi jetë - B. Muharremaj. 

Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e Muharremit në spitalin Rajonal të Prizrenit. I plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK-së. 

Edhe sulmuesit ishin të mitur dhe të tre janë arrestuar nga Policia.

Përderisa të plagosurit janë përcjellë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e Muharrimit.

“Mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale”, ka njoftuar policia.