Shpërthehet mjeti i dyshimtë afër shkollës së Mjekësisë në Prishtinë

Kronika April 08, 2018 - 14:51
E Fundit

Ka përfunduar shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshimtë të gjetur në afërsi të shkollës së mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Rasti është raportuar gjatë ditës së sotme në Polici përderisa nuk dihet se kush e ka vendosur këtë mjet të dyshimtë.

LEXO EDHE: Gjendet një bombë afër shkollës së Mjekësisë në Prishtinë

Njësitet policore kanë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e këtij rasti.