Nëna e la vetëm vajzën 4-vjeçare, por nuk e gjeti më të gjallë- Dëshmitarët rrëfejnë britmat

Kronika April 07, 2018 - 21:31
Flasin dëshmitarët

Një nënë 28-vjeçare shtetase e Shqipërisë kishte vendosur ta linte të vetme vajzën e saj 4-vjeçare në banesë në Prishtinë. Por kur ajo ishte kthyer në orët e mëngjesit nuk e kishte gjetur të gjallë.

Katër vjeçarja kishte vdekur si pasoj e zjarrit që ishte shkaktuar nga nxemja e lënë lëshuar në lagjen “Ulpijana”, teksa me të nuk ishte askush. Nëna 24-vjeçare kur u kthye në banesë ishte tepër vonë për ta shpëtuar vajzën e saj.

LEXO EDHE: Policia merr një vendim për nënën e 4-vjeçares e cila ka vdekur sot në Ulpianë

Banorët në kushte anonimiteti kanë thënë se për rastin kanë marrë vesh vetëm pas kanë dëgjuar britmën e nënës.

“E kam fal namazin edhe gjatë qasja kohe jam përgatit për me shkuar në leximore, edhe u dal qetu dhe ka bërtit, po s’është që ka kërkuar ndihmë se nëse kish kërkuar ndihmë, dikush i kishim ndihmuar. Po e thirrke emrin e çikës së vetë”, thotë për Klan Kosovën një dëshmitare.

Ajo po ashtu tregonte përpjekjet e një banorëve për ta shpëtuar vajzën katër vjeçare.

“Ka ardhur një njeri dhe s’po e di a është gjallë, ama nëse është krejt për shkak të atij personi”, thoshte një banore e kësaj lagjeje.

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje nënën 28-vjeçare.