Konfiskohen armë dhe municion në Hajvali të Prishtinës

Kronika April 05, 2018 - 16:46
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Hajvali të Prishtinës, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK 47, një pistoletë e tipit Zoraki, një pistoletë e tipit Beretta, si dhe 6 fishekë të armës automatike AK 47.

Me këtë rast është arrestuar XH. B, mashkull, 58-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë për t’u proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Ndryshe, ky operacion bastisjeje ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policorë kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të një natyre tjetër që po hetohet nga policia.