Ky është vendimi i Apelit për katër deputetët e ‘‘Vetëvendosjes’’

Kronika April 05, 2018 - 11:45
Ja çfarë kishte kërkuar Prokuroria Themelore e Prishtinës

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila ka kërkuar paraburgimin e katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë votimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Burime të Zëri.info kanë bërë të ditur se Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin nga paraburgimi të deputetëve, Fitore Pacolli, Xhelal Sfeçla, Salih Zyba dhe Drita Millakut.

Ndryshe, katër deputetët e Vetëvendosjes ishin arrestuar më 21 mars të këtij viti, ditën kur në Kuvendin e Kosovës po votohej demarkacioni me Malin e Zi.

Për të parandaluar votimin e demarkacionit, katër deputetët kishin hedhur gazë lotsjellës brenda sallës së Kuvendit. /ZËRI/