Policia jep detaje për kanosjen që burri i Albulena Haxhiut i bëri Visar Ymerit

Kronika April 03, 2018 - 13:59
Detajet

Visar Ymeri nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, është kërcënuar rreth tre ditë më parë nga zyrtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi.

Ish-lideri i VV-së, e ka denoncuar në polici Alban Krasniqin i cili është bashkëshort i deputetes, Albulena Haxhiu.

LEXO EDHE: Bashkëshorti i Albulena Haxhiut kërcënon Visar Ymerin

Denoncimin e këtij rasti për lajmi.net e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

“Me datën 02.04.2018 rreth orës 13:30 ankuesi ka raportuar në polici se ka pranuar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese. Një mesazh të tillë ai ka marrë me datë 01.04.2018. Rasti është inicuar për hetim nga ana e policisë dhe është dedikuar në procedim të mëtejmë”, ka thënë Borovci.