Bashkëshorti i Albulena Haxhiut kërcënon Visar Ymerin

Kronika April 03, 2018 - 12:32
Lexoni më shumë detaje

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës që së fundi u largua nga kjo lëvizje, ka denoncuar në polici Alban Krasniqin për një kërcënim që thotë se ka marrë nëpërmjet një masazhi në telefon.

Alban Krasniqi është bashkëshorti i Albulena Haxhiut, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Alban Krasniqi në një prononcim për KALLXO.com nuk ka dhënë shumë detaje rreth atij mesazhi.

“Ajo çka mundem të them është se para dy viteve me pati lajmëruar në polici Kadri Veseli, e tash e paska bo Visar Ymeri  dhe mendoj që kërcënuesi i vërtetë i Visarit është vetvetja e tij”, tha Krasniqi për KALLXO.com.

KALLXO.com ka siguruar raportin e policisë në të cilin ceken detajet e mesazhit për të cilin Ymeri e ka denoncuar Krasniqin në polici.

“O Visar nëse mendon me na mbet në dorë… po të tregojmë qefin me të madhe. Personalisht ua plotësoj dëshirën secilit prej jush klikë maskarenjsh. Nëse luftën e paske kthyer kundër VV me çdo mjet përmes ilirave, drenave, e cilitdo matrapaz, dije që 100 fish ka me tu kthy, agjendë personale ka me ju pas”, shkruhet në raportin policor përmbajtja e mesazhit.