Pejë, një person gjendet pa shenja jete në rrugë

Kronika April 01, 2018 - 13:18

Gjatë ditës së djeshme është raportuar edhe për një rast tjetër të vdekjes në rrethana të dyshimta, pas rastit të raportuar në Novobërdë.

LEXO EDHE: Gjendet një person i vdekur në Novobërd

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në fshatin Drelaj të Pejës është gjetur në rrugë pa shenja jete viktima e gjinisë mashkullore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq që më pas me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.