“Blindohet” Kukësi, forca të shumta policore për arrestimin e protestuesve

Kronika April 01, 2018 - 10:58

Qyteti i Kukësit është zgjuar të dielën i “pushtuar” nga forca të shumta RENEA, një ditë pas protestës kundër taksës së “Rrugës së Kombit”, protestë që degjeneroi në dhunë.

Sipas banorëve, policia ka ardhur në shtëpitë e tyre natën për të arrestuar pjesëmarrësit në këtë protestë.

LEXO EDHE: Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit, arrestime të shumta gjatë natës

Familjarët e personave të shoqëruar në komisariat thonë se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë nëpër banesa në orët e para të mëngjesit.

Të shtunën, protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së taksës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë nëse ato do të rivendosen sërish në funksion.

Image

 

Image