Policia jep detaje për vetëvrasjen në Skenderaj

Kronika March 30, 2018 - 08:14
Lexo detajet

Është vetëvrarë një person në Skenderaj, kështu duke u hedhur nga kati i 7 i ndërtesës.

Lajmin për ngjarjen e djeshme që ndodhi në Skenderaj e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i PK’së, Avni Zahiti.

Kjo ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Skenderaj, mirëpo policia ende nuk ka dhënë detaje të tjera.

LEXO EDHE: Vetëvritet një person në Skenderaj

“Dyshimet janë se ai është hedhur nga një kat i lartë i banesës, mirëpo shkaqet ende nuk dihen”, ka thënë Zahiti.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se viktima është 77 vjeçar, me iniciale B.TH.