Gjilan: Tre të plagosur nga pronari i kafiterisë!

Kronika March 29, 2018 - 17:39
DETAJET!

Policia e Kosovës në Gjilan, përmes zëdhënësit të saj, togerit Ismet Hashani, ka njoftuar se, sot, pas një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur në një kafene në periferi të qytetit të Gjilanit, saktësisht në magjistralen Gjilan-Kamenicë, janë plagosur tre persona.

Sipas policisë: Me datën 29 mars 2018, rreth orës 04:30, pas një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur në kafenenë “Adriatika”, e cila ndodhet skaj magjistrales Gjilan – Kamenicë, te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës”, dyshohet se pronari i kafenesë, A. M. (1975), ka nxjerr armën e zjarrit – Pistoletë, dhe dyshohet të ketë shtënë me armë, duke i plagosur tre përsosna: B. L. (1984), P. L. (1989) dhe V. A. (1993), që të gjithë shqiptarë, shtetas të Kosovës, njëri nga ata punëtor në këtë lokal.

Sipas togerit Hashani, të tre të plagosurit për momentin janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan, dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës – hetimet rajonale, është konfiskuar një armë pistoletë “Valter”, që dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë.

Njësitet përkatëse hetimore janë duke u marrë me rastin. I dyshuari kryesor A. M., është në kërkim nga na e Policisë së Kosovës, pasi për momentin është në arrati.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për tre persona të dyshuar, dy nga ta gjenden nën përkujdesje policore në   e Spitalin Rajonal të Gjilanit. Policia e Kosovës është duke punuar intenzivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti të rëndë, i cilësuar “Vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin policer, përcjell togeri Hashani .