Arrestohen katër shtetas të Shqipërisë, kaluan kufirin ilegalisht

Kronika March 29, 2018 - 10:14

Në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit edhe me një të dyshuar tjetër po ashtu shtetas i Shqipërisë kanë kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/