Në Lipjan konfiskohen cigare të kontrabanduara

Kronika March 27, 2018 - 18:12
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Lipjanit ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara, raporton "Zëri.info". 

“Njësit e anti-kontrabandës së bashku me sektorët tjerë të Doganës kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit, më saktësisht në katër (4) lokacione  të dyshuara ku edhe janë hasur produkte të duhanit pa mbulesë dokumentare, respektivisht të kontrabanduara, gjithsejtë nga 4 raste sasia totale e mallrave të konfiskuara është: Lloje të ndryshme të cigareve: 42,220 copë cigare, Duhan Refuz 30 kg, Filtera per cigare 30,000copë”thuhet në komunikatën për media të Doganës së Kosovës, raporton "zëri.info".

Cigaret pa  banderole janë konfiskuar dhe janë lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse, raporton zëri.info / Zëri