Konfiskohen 720kg mish në Prizren (Foto)

Kronika March 26, 2018 - 15:34

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se janë konfiskuar 720 kilogram mish.

Haskuka ka thënë se gjatë aksionit tërë javor në Prizren, sot është hasur në mish me afat të skaduar në njërën prej qendrave më të mëdha tregtare në këtë komunë, transmeton “Zeri.info”.

Ky është shkrimi i plotë i kryetarit të Prizrenit:

MISH ME AFAT TË SKADUAR

Gjatë aksionit tërë javor të inspektimit të mishit në Komunën tonë, sot është hasur në mish me afat të skaduar, në njërën prej qendrave më të mëdha tregtare në qytet.

Inspektorët komunalë fillimisht kanë vërejtur se mishi ka pësuar ndryshime organoleptike (ngjyra, shija dhe era e mishit janë tjetërsuar). Pas kontrollit të dokumentacionit është konstatuar se këtij mishi të importuar nga Holanda i kishte kaluar edhe afati.

Mishi në sasi prej 720 kg. është konfiskuar menjëherë, ndërsa me ndihmën e kompanisë rajonale "Ekoregjioni", gjatë ditës së sotme, është asgjësuar me mjete përkatëse kimike.

Shëndeti i qytetarëve është në rend të parë. Nuk do të ketë tolerime ndaj asnjë kompanie që konsumatorëve u shet ushqim të prishur. Rasti i sotëm i është përcjellë Prokurorisë.

Image

Image

Image