Arrestohen dy persona, vodhën 70 litra naftë në objektin e Ambasadës amerikane

Kronika March 24, 2018 - 18:16
Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë kryer vjedhje brenda objektit të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

KALLXO.com merr vesh se të arrestuarit kanë vjedhur rreth 70 litra naftë në objektin e Ambasadës amerikane që është duke u ndërtuar në Lagjen Arbëria në Prishtinë.

Vjedhjen e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:30 njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje. N.O 37 vjeç dhe F.M 39 vjeç. Personave të dyshuar u është gjetur dhe konfiskuar një sasi e derivateve (7 bidona 10 litërsh), që dyshohet të jenë vejdhur”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Floria Ahmeti- Haziraj.

Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë me urdhër të prokurorit.