Digjet një shtëpi në Mitrovicë, vdes 80 vjeçari që gjendej brenda

Kronika March 24, 2018 - 16:49
Një person ka humbur jetën në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 është raportuar se në rrugën “Nexhip Draga”, në Mitrovicë një shtëpi ishte kapluar nga zjarri.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Pas intervenimit të njësive të zjarrfikësve, brenda shtëpisë pa shenja jete është gjetur një person i moshuar rreth moshës 80 vjeçare.

Sipas të dhënave të para, viktima thuhet të jetë vetë pronari i shtëpisë.

Njësi Policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.