Gjendet një person i vdekur në Kaçanik

Kronika March 24, 2018 - 11:40

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kaçanik.

Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës, e cila dje ka treguar se trupi i pajetë është gjetur dje dhe pas ekzaminim të vendit, trupi i është dorëzuar familjarëve.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi mjekësor që ishte në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve të të ndjerit.

“Kaçanik 23.03.2018-16:35. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me vendim të Prokurorit trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve.” thuhet në raportin e Policisë.