E kërcënoi me vite vajzën nga Vitia, Gjykata e dënon me 300 euro aktivistin

Kronika March 23, 2018 - 15:01
Lexo detajet

Gjykata Themelore dega në Viti e ka dënuar të akuzuarin Sadat Dragobuzhden me gjobë prej 300 eurove për kanosje në vazhdimësi ndaj viktimës femër, D.A. për shkak të raporteve jo të mira në mes këtyre dy peronave.

Gazeta Express dje ka raportuar për mënyrën se si Sadati, aktivist i Vetëvendosjes për vite me radhë e kishte kërcënuar dhe kanosur viktimën.

E për këtë rast, Gjykata Themelore dega në Viti po e akuzon Sadat Dragobuzhdën për veprën penale “kanosja neni 185 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

"Me datë 09.03.2018 ai është shpallur fajtor në Dega e Gjykatës Themelore në Viti, pasi që me datë 29.01.2018 në vazhdimësi e ka kanosur të dëmtuarën D. A. në atë mënyrë që për shkak të raporteve të ç’rregulluara mes veti, i akuzuari përmes rrjeteve sociale e ka kanosur të dëmtuarën", thuhet në përgjigjen e zyrës së Informimit të Gjykatës së Gjilanit dhënë Gazetëa Express.

Për këtë vepër i akuzuari nga Dega e Gjykatës Themelore në Viti është dënuar me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro.

"Dënimi me gjobë duhet të paguhet kur Aktgjykimi merr formën e prerë, në të kundërtën dënimi i shqiptuar do ti zëvendësohet me dënim me burg prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë", thuhet tutje në përgjigje.