Nis seanca e deputetëve të VV-së që hodhën gaz në Kuvend

Kronika March 23, 2018 - 14:20
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes.

Deputetët u arrestuan të mërkuren pas hedhjes së gazit në Kuvend. Ata janë ndarë në tri grupe.

Deputetët Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u arrestuan të mërkurën nën dyshimin se hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit.

Atë ditë deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për shtatë deputetët, ndërsa Vetëvendosja lirimin e tyre.