Keqpërdorim i pozitës zyrtare - Prokuroria fillon hetimet ndaj S.K.

Kronika March 23, 2018 - 14:03
Lexo detajet

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër S.K. nga komuna e Gjilanit, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar” nga neni  422 paragrafi 1 të KPRK-së, transmeton ‘Zëri,info”.

"Prokuroria ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve pasi që gjatë viteve, 2016-2017, i pandehuri S.K, si person zyrtar në komunën e Gjilanit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe kompanitë “Eco Higjena” SHPK nga Gjilani, dhe kompanisë “El-Bau” SHPK-ë, nga Gjilani, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke i favorizuar kompanitë me çmime më të larta, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues", thuhet ndër të tjera në njoftim të Prokurorisë.

Prokuroria njofton tutje, se i pandehuri S.K. me këto veprime ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar” nga neni  422 paragrafi 1 të KPRK-së. /Zëri/