Gjuajti me armë ish-dhëndrin, arrestohet pejani

Kronika March 23, 2018 - 10:29
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Radac të Pejës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë ndaj ish-dhëndrit

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka shtëne me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar (ish-dhëndrit të tij), por nuk e ka qëlluar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.