Prokurorisë nuk i besojnë 40 për qind e qytetarëve

Kronika March 22, 2018 - 18:51

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Millan Radojeviqi, ka thënë se hetimet për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, po shkojnë ngadalë, ndërsa ka siguruar se për normalizimin e situatës është e nevojshme të ndriçohet rasti “Ivanoviq” 

Tani kur kanë kaluar mbi dy muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës, gjasat për t’u ndriçuar vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviqit janë zvogëluar edhe më shumë, pasi që edhe mëtutje nuk ka asnjë të dyshuar për rastin. Përveç në fillim, kur dy policë serbë ishin shoqëruar në polici si të dyshuar për manipulimin me provat, pasi që në ditën kur është vrarë Oliver Ivanoviq ndodhëshin në vendin e ngjarjes, nuk ka të dyshuar të tjerë, e as prova të reja.

Millan Radojeviq, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës ka sqaruar se nuk është bërë asnjë hap përpara në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, ndërkohë ka shprehur kënaqësinë e tij që të paktën disa informacione me të cilat posedon MPB-ja nuk kanë dalë në publik. “Kjo tregon se policët dhe prokurorët, të cilët punojnë në këtë rast i kanë kryer punët e tyre profesionalisht.

Natyrisht, askush nuk është i kënaqur me dinamikën, të gjithë do të dëshironim që ky rast të zgjidhet në afatin më të shkurër të mundshëm, sepse vrasja e Oliver Ivanoviqit ka lëkundur jo vetëm veriun e Kosovës, por gjithë Kosovës. Për ta stabilizuar gjendjen e terësishme në Kosovës është e domosdoshme që ky rast të ndriqohet”, ka thenë Radojeviq. Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, nuk pret që Prokuroria ose institucioneve kompetente të jenë efikase për ta zbardhur varsjen e Oliver Ivanoviqit, për shkak se, siç ka thenë ai: “nuk janë zbardhur as në raste tjera”.

“Andaj, personalisht nuk pres se do të ketë ndonjë lëvizje positive në këtë drejtim, jo vetëm sepse kemi kapacitete të dobëta në Pokurori, por për shkak se nuk ka bashkëpunim formal në ms të organeve të sigurisë së Prishtinës dhe Beogradit. Ky është problem kryesor. Ndonëse rati nuk ka karakter ndëretnik, fakt është se teritori i veriut të Kosovëa edhe mëtutje është në tranzacion, ta them kështu. Për këtë arsye kjo punë kërkon bahkëpnim të ngusht me Beogradin, e ky bashkëpunim nëpërmes të institucieve ndërkombëtare nuk është efikas, por burokratik”, ka thenë Çehaja nga Qendra Kosovre për Studime të Sigurisë, duke precizuar se sipas hulumtimeve të qendres, 40 për qind e qytetarëve nuk i besojnë Prokurorisë.

“40 për qind e të anketuarëve nuk kanë fare besim në organet e drejtësisë, por rreth 30 për qind janë diku në mes. Ky mes edhe i beson edhe nuk i beson Prokurorisë. Ky në fakt më shumë lëvizë nga ana negative. Duhet shikuar nga kontesti i besimit. Në bazë të vlerësimit, besimin në Prokurori dhe gjyqësor e kanë në mes të 20 dhe 30 për qind e qytetarëve në gjithë teritorin e Kosovës”, ka sqaruar Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. E duke u përqendruar te ky rezultat që ka dalë nga hulumtimet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Millan Radojeviq, tha se ky rezultat është tejet shqetësues.

“Për mua ky rezultat që dale nga hulumtimet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë është tejet shqetësues, sepse tregon se 40 për qind e qytetarëve nuk i besojnë Prokurorisë. Prokuroria dhe Gjykata janë shumë të rëndësishme për sigurinë”, ka thenë Radojeviq. Në anën tjetër, asambleistja e SDP në Kuvendin e Mitrovicës së veriut dhe bashkëpunëtorja më e afërt e Oliver Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq, ka përseritur se anëtarët e familjes, ata të partisë dhe miqtë e Oliver Ivanoviqit çdo ditë janë përpjekur që nga organet përkatëse të marrin informacioneve rreth rrjedhës së hetimeve, por nuk kanë marrë asnjë informatë.

“Para se të vritej, Oliveri ia ka tërhequr vërejtjen pushtetit në Beograd dhe në Prishtinë, por edhe bashkësisë ndërkombëtare për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës.

Të gjithë kanë qenë të informuar për situatën në veri të Mitrovicës. Të gjithë i kanë heshtur informacionet që i ka dërguar Oliveri.

Fatkeqësisht shpejt u pa ajo që ndodhi. Asnjë mbrojtje nuk e ka marrë. Tani, nga ky vend them se të gjithë kanë përgjegjësi për vrasjen e Oliverit”, ka thenë Bozhoviq, gjatë një debati në një emision të rrjetit të televizioneve serbe të Kosovës, të mërkurën, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës. Ndryshe, Oliver Ivanoviq është vrarë me 16 janar para zyrave të partisë së tij në veri të Mitrovicës.