Aksidentohet vetura e një zëvendësministri

Kronika March 22, 2018 - 15:11
Detajet

Një veturë zyrtare e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është përfshirë në një aksident trafiku në stacionin e autobusave në Prishtinë në ora 10:00.

Vetura në të cilën zakonisht udhëton zëvendësministri i MZHE’së, Besnik Beka, sot ka pësuar aksident.

Lajmin për këtë e konfirmon për Express, vetë zv/ministri Beka, i cili tha se nuk ka qenë sot në veturë, por vetëm shoferi i tij, i cili nuk ka pësuar lëndime.

Lajmin se në atë kohë ka ndodhur një aksident, e konfirmon edhe policia. Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në mes të tri veturave. 

“ Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thonë për Express nga Policia e Kosovës.

Image

Image

Image