Itali, shqiptari humb jetën pas aksidentit të rëndë

Kronika March 18, 2018 - 23:07

Nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve, shqiptari i përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Iliej Dobjani 42 vjeç nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marrë në përplasjen e ndodhur në orën 23:30

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Parma.

Dobjani, ishte duke udhëtuar me një motor kur është përplasur nga një makine ‘Alfa Mito’, që drejtohej nga një vajzë, banore e zonës, ashtu si edhe shqiptari.

42-vjeçari shqiptar u dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët nuk kishin dhënë informacione për gjendjen e tij.

Pas 36 orësh, Dobjani mësohet se ka ndërruar jetë në spital.